Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Derbi Tirana-Partizani, shitje rekord biletash

Lapsi.al 30 November 2016
Derbi Tirana-Partizani, shitje rekord biletash

Java e 13 e kampionatit kombëtar të futbollit është e përqendruar në derbin e madh të kryeqytetit, i cili do të luhet të enjten mes Tiranës dhe Partizanit, dy skuadrave që numërojnë plot 80 trofe në futbollin shqiptar.

Si rrallëherë në vitet e fundit dy klubet e kryeqytetit janë të përfshira në garën për titullin, me bardhelutë që nuk fitojnë një derbi prej 10 takimesh, e të kuqtë që vazhdojnë të jenë të etiketuar prej disa sezonesh si pretendentja për të thyer mitin Skënderbe.

Në përballjen e 147 mes tyre skuadrat kryeqytetase rikthehen të drejtohen nga dy emra të traditës së klubeve përkatëse, Josa për Tiranën e Starova për Partizanin.

Për shkak të kartonëve bardhlutë nuk kanë të gatshëm mesfushorin Daja, ndërsa rikthehet portieri Lika. Tek të kuqtë konfirmohet mungesa e Fejzullahut, ndërsa janë dyshim Batha e Vila. Për takimin që luhet në shtëpinë e bardhebluve, “Selman Stërmasi” mësohet se janë shitur të gjitha biletat./tch 
 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI