Flash

Italiania mbush 117 vjeç: Ju rrëfej sekretin e jetëgjatësisë

Lapsi.al 29 November 2016
Italiania mbush 117 vjeç: Ju rrëfej sekretin e

Italiania Emma Morano, personi i vetëm i gjallë në botë që ka lindur në shekullin e XIX, festoi ditëlindjen e saj të 117 duke ndjekur ende dietën e saj të pandryshueshme prej dy vezësh të gjalla në ditë.

Morano u lind në nëntor 1899, 4 vite para se vëllezërit Wright të ngriheshin në fluturim. Ajo konsiderohet si njeriu më jetëgjatë në botë dhe ka jetuar në 3 shekuj, dy luftëra botërore dhe më shumë se 90 qeveri italiane.

Miq, fqinj dhe mjeku i saj u mblodhën në apartamentin e saj të vogël në qytetin Verbania, ku ajo jeton vetëm, për të shënuar ditëlindjen e saj me një tortë të madhe.

Në një intervistë për “Corriere della Sera”, kohë më parë ajo tregoi se i fejuari i saj ishte vrarë në Luftën e Parë Botërore dhe se më pas ishte detyruar të martohej më një burrë që nuk e donte. Në vitin 1938, ajo e dëboi burrin e saj abuziv nga shtëpia, duke u bërë mbase femra e parë në Itali që e bënte këtë.

“Jeta ime nuk ishte e mirë. Punova në fabrikë deri në moshën 65-vjeçare dhe me kaq mori fund. Dikur këndoja, kisha një zë të bukur”, tha Emma Morano, 117 vjeç.

Nuk ka dyshim se Emma ka shumë për të treguar me aq sa ka parë, por të gjithë duan të dinë sekretin e jetëgjatësisë së saj. Mjeku i Emmës, Carlo Bava tha se ajo hante dikur 3 vezë në ditë, dy të gjalla dhe një të skuqur. Tashmë Bava shpjegon se ajo ha vetëm dy vezë të gjalla në ditë, shumë pak perime dhe fruta, me vezët që nuk mungojë kurrë ditë pas dite.

Në një intervistë të mëhershme, Emma tha se veç vezëve, një nga arsyet e jetëgjatësisë së saj ishte fakti që shumicën e jetës e kishte kaluar si beqare. Fatkeqësisht, në ditëlindjen e saj nuk kishte asnjë anëtar të familjes, sepse Emma Morano ka varrosur 8 motrat dhe vëllezërit e saj. /TCH/

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI