Flash

François Fillon/ Kandidati për president, i ngrohtë me Rusinë - i ashpër me radikalët islamikë

Lapsi.al 28 November 2016
François Fillon/ Kandidati për president, i ngrohtë me

Francois Fillon do të jetë kandidati konservator në zgjedhjet presidenciale të Francës, më 2017.

Fillon, i cili ka shërbyer si kryeministër në administratën e Nicolas Sarkozysë, shihet si i krishterë tradicional mbi çështjet si aborti dhe martesat e homoseksualëve.

Ai ka propozuar reforma dramatike ekonomike, të cilat përfshijnë reduktimin e 500,000 vendeve të punës, fundin e javës 35-orëshe të punës dhe rritjen e moshës së pensionimit.
Tani vëmendja bie mbi Partinë Socialiste dhe mundësinë që presidenti jo aq popullor, Francois Hollande, të garojë sërish në zgjedhjet e partisë së tij, në muajin janar. Ai ka thënë se do ta shpallë vendimin në ditët e ardhshme.

Kryeministri aktual, Manuel Valls, ka thënë të dielën se nuk e përjashton mundësinë që të garojë kundër Hollande në zgjedhjet e partisë.
Sidoqoftë, në zgjedhjet e prillit, sondazhet e hershme nxjerrin në duel Fillonin dhe kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Franca, ekonomia e dytë më e madhe e Eurozonës, është përballur me papunësi të lartë nën presidentin e tanishëm, Hollande, dhe dy vjetët e fundit të mandatit të tij janë shënuar me sulme terroriste, të cilat kanë lënë të vrarë rreth 230 veta.

Fillon kundërshton multikulturalizmin dhe ka bërë thirrje për lidhje më të mira me Rusinë e Vladimir Putinit.

Ai ka mbështetur heqjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, të cilat janë ndërmarrë pasi kjo e fundit ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë.

Ka thënë se Rusia nuk është kërcënim dhe se duhet të konsiderohet partner në Siri.
Edhe Putin e ka vlerësuar Fillonin si profesionist dhe person që “mban pikëpamjet e tij”.

Fillon po ashtu ka thënë se për të luftuar grupin militant Shteti Islamik, Franca nuk duhet të përjashtojë bashkëpunimin me presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Ai ka qëndrim të ashpër kundër Islamit në Francë dhe ka thënë se “Islami radikal është duke korruptuar disa nga qytetarët tanë myslimanë”.

Gjatë verës, ai ka thënë se është në favor të ndalimit të burkinit – rroba islame të larjes – në plazhet franceze.

Fillon mbështet idenë e një “Evrope të kombeve” dhe ka shprehur skepticizëm për rolin e Komisionit Evropian dhe të Parlamentit Evropian./VOA/

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI