Flash

Dalin dy dokumenta të rinj/ A ishte Nexhmije Hoxha anëtare e Partisë Fashiste?

Lapsi.al 28 November 2016
Dalin dy dokumenta të rinj/ A ishte Nexhmije Hoxha anëtare e

Historiani Kastriot Dervishi që ka punuar më herët si Drektor i Arkivit të Shtetit nxiti një debat të madh me një dokument të publikuar pak ditë më parë që tregonte se bashkëshortja e Enver Hoxhës kishte qenë anëtare e Partisë Fashiste të Shqipërisë. Vetë Nexhmije Hoxha e mohoi ndërsa nuk ishin të paktë ata që thanë se dokumenti ishte i falsifikuar. Nisur nga ky debat Dervishi ka nxjerrë nga arkivi dy dokumenta të tjerë.  

“Dy dokumente të tjera nga praktika e pranimit në Partinë Fashiste. Bashkëlidhur nga e njëjta praktikë dokumentare që lidhej me pranimin në Partinë Fashiste të zonjushës Nexhmije Xhuglini në nëntor 1941, dy dokumente: njëri që lidhet me vërtetimin e fotografisë dhe nënshkrimit përpara noterit dhe tjetri i Prefekturës së Tiranës që vërteton se zonjusha kishte "sjellje të mira politike dhe morale". Në ditet e tjera një dokument tjetër vërtetues pse ishin fashistë të gjithë personat që punonin në administratë në atë kohë” – shkruan Dervishi në Facebook.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI