Flash

Bojkoti i tifozëve shqiptarë ndaj kombëtares bën bujë në Zvicër

Lapsi.al 28 November 2016
Bojkoti i tifozëve shqiptarë ndaj kombëtares bën bujë

Mediat zvicerane kanë kohë që i kushtojnë mjaft vëmendje përfaqësueses shqiptare, duke parë edhe interesimin e madh që ka në këtë vend për futbollistët kuqezinj dhe arritjet e tyre. Ndaj edhe bojkoti i paralajmëruar nga mbështetësit e përfaqësueses, është pasqyruar nga mediat zvicerane.

Portali i gazetës “Blick”, i cila gjatë Europianit raportonte lajmet edhe në gjuhën shqiptare, i ka kushtuar një artikull këtij bojkoti të cilësuar si të papritur. Aty është shpjeguar se si vendimi i tifozëve për të mos ndjekur ndeshjet në shtëpi të Kombëtares ka ardhur si pasojë e pakënaqësisë që kanë këta të fundit ndaj policisë dhe kontrolleve absurde në stadiume.

“Nuk jemi terroristë“ janë fjalët e tifozëve të përfaqësueses shqiptare ndaj këtyre kontrolleve që i kanë lënë të pakënaqur dhe që kanë sjellë edhe vendimin e bojkotit nga grupimi më i madh, “Tifozat Kuqezi”.

Ndërkaq, në artikull shpjegohet edhe se masat më drastike për kontrollet u vendosën pas një alarmi për sulm terrorist për ndeshjen me Izraelin.

tifoz kontroll policia

tifoz kontroll

tifozet shqiptare

Të këshilluara

VIDEO/ Genoa turpëron Juventusin

“Zonja e Vjetër” ka pësuar humbjen e tretë në Serie A këtë edicion. Pas Interit e Milanit, tani edhe Genoa e ka mposht...

19:47

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI