Flash

Rama në tribunën e “Alianz Arena” për të parë Bayern Munich

Lapsi.al 26 November 2016
Rama në tribunën e “Alianz Arena” për të

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka ndjekur në stadiumin në “Allianz Arena” ndeshjen mes Bayern Mynih dhe Bayer Leverkusen. Ka qenë vetë kreu i qeverisë ai që ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se ishte një nga të ftuarit e nderit të kësaj sfide.
“Edhe pse jo ‘bajernist’ kam privilegjin të jem sonte i ftuar nderi i Bajernit te Mynihut. Faleminderit per respektin Karl-Heinz Rummenige!”, - ishte mesazhi i tij në rrjetet sociale.
Kryeministri shqiptar njihet si një tifoz i thekur italian dhe nuk ka ngurruar ta shprehë hapur këtë prirje të tijën në mbështetje të skuadrave italiane duke u shfaqur shpesh me veshje me logon e kombëtares italiane të futbollit. Shpresojmë që Rama t’i sjellë fat Bayernit, sepse në Shqipëri e akuzojnë si “tersi i kombëtares”. 

 

Të këshilluara

De Biasi analizon Interin e Piolit

Trajneri i kombëtares shqiptare ka qenë i ftuar në programin “Gol Collection” të TV8, ku ka komentuar dy ndeshjet e fundit t&eum...

15:54

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI