Flash

Guardiola: Asnjë interes për të transferuar Messin

Lapsi.al 26 November 2016
Guardiola: Asnjë interes për të transferuar Messin

Trajneri i Manchester, City Pep Guardiola, ka konfirmuar qartë se nuk ka asnjë interes për të transferuar Lionel Messin, duke u shprehur se ylli i Barcelones do ta përfundojë karrieren në klubin katalan.
“Unë e kam përsëritur disa herë që Messi do të qëndrojë në Barcelonë dhe do ta përfundojë karrierën e tij në Barcelonë”, ka deklaruar trajneri spanjoll. “Ky është mendimi im. Unë mendoj se ai do të luajë deri në fund të karrierës me Barcelonën”.
Guardiola ka hedhur kështu poshtë zërat se ylli argjentinas do të transferohet te Manchester City, pasi ende nuk ka nënshkruar për zgjatjen e kontratës me Barcelonën.
Kontrata aktuale e Messit me ekipin e tij përfundon teorikisht në fund të sezonit 2018.
Shtypi anglez ka shkruar se Manchester City ka marrë një ofertë kolosale prej 235 milionë euro për të marrë shërbimet e argjentinasit, i cili do të ketë një pagë javore prej 600.000 euro./ATA/

Të këshilluara

De Biasi analizon Interin e Piolit

Trajneri i kombëtares shqiptare ka qenë i ftuar në programin “Gol Collection” të TV8, ku ka komentuar dy ndeshjet e fundit t&eum...

15:54

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI