Flash

VIDEO/ Sadiku sherr me shokun e skuadrës për të gjuajtur penalltinë 

Lapsi.al 25 November 2016
VIDEO/ Sadiku sherr me shokun e skuadrës për të gjuajtur

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka qënë protagonist i një skene të rrallë mbrëmjen e djeshme në Ligën e Europës, teksa ekipi i tij, Zyrihu, ndeshej në shtëpi përballë spanjollëve të Vijarealit. Në minutën e 87, Zyrihu ishte në disavantazh 0-1 dhe fitoi një penallti. Mesfushori zviceran Roberto Rodrigez mori topin në duar për t’u bërë gati për të gjuajtur nga pika e bardhë, por sulmuesi shqiptar kërkoi t’i merrte topin për ta goditur vetë penalltinë. Në atë moment pati dy-tre shtyrje mes të dyve dhe në fund goditjen e mori përsipër Rodrigezi. Për fatin e tij të mirë, ai e shndërroi në gol atë penallti dhe Zyrihu arriti të merrte një pikë nga kjo përballje. Pas ndeshjes Sadiku nuk pranoi të fliste për gazetarët, duke lënë të kuptohet se ishte ende i mërzitur për faktin që nuk e gjuajti ai penalltinë. Ndërkohë mesfushori Rodrigez tha: “Gjuajta unë sepse e kisha topin në duar dhe isha i bindur që do të shënoja.” 
Ndërkohë trajneri Uli Forte e sqaroi përplasjen e dy lojtarëve të tij duke thënë: “Ne penalltitë i kemi të përcaktuara, por të dy futbollistët u aktivizuan në fushë në pjesën e dytë ndaj dhe ndodhi ngatërresa. Gjithsesi, fakti që të dy donin të gjuanin, tregon se ishin të gatshëm të merrnin përsipër përgjegjësi./panorama/

Të këshilluara

De Biasi analizon Interin e Piolit

Trajneri i kombëtares shqiptare ka qenë i ftuar në programin “Gol Collection” të TV8, ku ka komentuar dy ndeshjet e fundit t&eum...

15:54

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI