Flash

Tronditet Anglia/ Katër futbollistë rrëfejnë përdhunimin nga trajneri

Lapsi.al 25 November 2016
Tronditet Anglia/ Katër futbollistë rrëfejnë

Skandali seksual i abuzimeve në futbollin britanik ka marrë përmasa të tjera pas zbulimit të disa rasteve të reja të dhunë seksuale. Katër ish-futbollistë dolën publikisht në një intervistë prekëse në rrjetin BBC, për të treguar makthin që ata kishin përjetuar dhe ngacmimet kur ishin fëmijë, nga një trajner i moshave.

Andy Woodward ishte i pari që denoncoi skandalin, por nuk ishte i vetmi që u përlot kur kujtoi vuajtjet e viteve më parë, njësoj si Steve Walters, Chris Unsworth dhe Jason Dunford. Në shënjestrën e tyre ishte ish-trajneri i skuadrës së Crewe, Barry Bennell që madje u akuzua nga një prej ish-futbollistëve se e kishte përdhunuar më shumë se 100 herë.

Ish tekniku kontrovers 62-vjeçar është duke vuajtur 3 dënime me burg, për dhunë seksuale ndaj fëmijëve të mitur, por ndërkohë skandali ka bërë Federatën të ngrejë alarmin për ekipet e fëmijëve. Një linjë e dedikuar telefonike është ngritur nga shërbimet sociale në Britaninë e Madhe që nga denoncimi i parë, dhe deri këtë fundjavë, numërohen 100 raste.

“Federata e futbollit duhet të shikojë pas për të korrigjuar gabimet e së kaluarës, nëse nuk u konsideruan faktet apo nëse nuk u bë mjaftueshëm për të hetuar një problem që mund ta kishim evituar”, tha Damian Collins, deputet britanik dhe kreu i Komisionit të Kulturës dhe Sportit. /TCH/

Të këshilluara

De Biasi analizon Interin e Piolit

Trajneri i kombëtares shqiptare ka qenë i ftuar në programin “Gol Collection” të TV8, ku ka komentuar dy ndeshjet e fundit t&eum...

15:54

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI