Flash

Erdogan kërcënon Europën: Do të hapim kufijtë për refugjatët

Lapsi.al 25 November 2016
Erdogan kërcënon Europën: Do të hapim kufijtë për

Pas vendimit të Parlamentit Europian për ngrirjen e negociatave me Turqinë, presidenti turk, Erdogan kërcënon me hapjen e kufijve për refugjatët.

Do të hapim kufijtë, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip, po qe se Europa vazhdon të na kërcënojë. Por është vetë Erdogan që ka kërcënuar Bashkimin Europian me prishjen e marrëveshjes për refugjatët. "Po qe se shkoni më larg, do të hapen portat e kufirit", tha Erdogan të premten (25.11) në Ankara. Ai reagoi ndaj rezolutës së Parlamentit Europian për ngrirjen e negociatave të anëtarësimit me Turqinë, megjithëse një rezolutë jo e detyrueshme.

 "Kur 50.000 emigrantë të arrijnë Kapikulën (qytet në kufi) ju mos u qani. Çfarë do bëjmë ne, nëse Turqia hap kufijtë, vrisni mendjen ju. Shikoni këtu, nëse kjo vazhdon më tej, këto porta do të hapen, ju duhet ta dini këtë. As unë dhe as ky komb nuk i bëhet vonë nga kërcënimet boshe", tha Erdogan në një fjalim në Stamboll në adresë të Parlamentit Europian. Turqia ka pranuar 3 milionë refugjatë nga Siria dhe është një nga vendet kryesore tranzit për emigrantë nga Azia dhe Afrika që duan të hyjnë në Europë. Erdogan akuzoi BE se nuk ka qenë asnjëherë e drejtë. "Ju nuk jeni treguar asnjëherë të ndershëm kundrejt njerëzimit." Pakti me refugjatët i miratuar në mars 2016, parashikon që Europa t'i kthejë në Turqi, emigrantët e hyrë ilegalisht nga Turqia në ishujt grekë. Turqia merr mbështetje financiare nga BE për paktin. Kundrejt kësaj BE ka premtuar se pas plotësimit të 72 kritereve, ajo do të liberalizojë vizat me Turqinë. Procesi ka ngecur në refuzimin që Turqia i bën ndryshimit të ligjeve antiterror në vend, kriter i kërkuar nga BE. /Lapsi.al

Të këshilluara

"Shumë më tepër se sa një "Goodbye"

Pas zgjedhjes sё Donald Trump president tё SHBA-sё duket se Barack Obama ka pёr qёllim njё mision tё fundit politik. Ai do tё shpёtojё, ҁ'ёshtё e mundur e m...

20:32

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI