Flash

Del dokumenti i rrallë/ Nexhmije Hoxha ishte anëtare e Partisë Fashiste (FOTO)

Lapsi.al 25 November 2016
Del dokumenti i rrallë/ Nexhmije Hoxha ishte anëtare e Partisë

Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar në faqen e tij në Facebook një dokument të rrallë dhe mjaft të veçantë. Bëhet fjalë për “kartën e anëtarësisë” së Nexhmije Hoxhës në Partinë Fashiste të Shqipërisë. Këtë anëtarësim, bashkëshortja e Enver Hoxhës e ka bërë në moshë të re pasi në dokument ajo mban mbiemrin e vajzërisë, Xhunglini.

“Meqë tani jemi në prag të 29 nëntorit "të lavdishëm", për të gjithë antifashistët e vërtetë apo falsë, po postoj për njohje e ndërgjegjësim dokumentin e regjistrimit në Partinë Fashiste të zonjushës Nexhmije Xhuglinit. Ky dokument është i datës 10.11.1941. Dokumentin e kam publikuar në librin tim "Historia e lëvizjes komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së". Dokumenti në fjalë si dhe disa të tjera rreth saj, ruheshin nga Enver Hoxha” – shkruan historiani Kastriot Dervishi. /lapsi.al/

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI