Flash

De Biasi analizon Interin e Piolit

Lapsi.al 25 November 2016
De Biasi analizon Interin e Piolit

Trajneri i kombëtares shqiptare ka qenë i ftuar në programin “Gol Collection” të TV8, ku ka komentuar dy ndeshjet e fundit të Interit, atë të së dielës gjatë derbit ndaj Milanit dhe ndeshjen e djeshme ndaj Hapoel Beer Sheva.

Për De Biasin, Stefano Pioli do të kishte mundur të zbulonte problemin e Interit në këto dy ndeshje, të cilat kanë qenë negative si për ekipin ashtu dhe trajnerin.

Sipas trajnerit të kombëtares, Interi në derbin e së dielës, pjesën e parë pati një performancë më të mirë, edhe pse Milani nuk e priste këtë gjë, por që realisht sipas De Biasit, zhvilloi lojë të bukur. Ndërkohë që në pjesën e dytë, fokusimi i zikaltërve në rikuperimin e rezultatit, nuk ofroi një lojë të mirë, transmeton newsport.

“Trajneri Pioli është duke studiuar mirë gjendjen aktuale të ekipit dhe po vepron drejt, por duhet përsëri shumë punë, sepse ky ekip nuk ka forcë të brendshme për arritur apo njohur një rezultat pozitiv dhe të gjatë në kohë në fushë, duke mos përdorur vetëm teknikën, por në të njëjtën kohë dhe karakter”, tha De Biasi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI