Flash

VIDEO/ Inter "nga parajsa në ferr", eliminohet nga Liga e Europës

Lapsi.al 24 November 2016
VIDEO/ Inter "nga parajsa në ferr", eliminohet nga Liga e

Inter është eliminuar nga Liga e Evropës. Barazimi në derbin me Milan shtoi entuziazmin në klubin zikaltër, por humbja 3-2 në fushën e izraelitëve të Hapoel Beer Sheva ka rikthyer trishtim te skuadra italiane. Inter arriti të krijonte epërsinë e dy golave në pjesën e parë por në fund humbën 3-2 për tu eliminuar nga Liga e Evropës. Golat për Inter u shënuan në të parën nga Icardi (13) dhe Brozovic në minutën e 25-të.

Një pjesë e dytë për tu harruar nga Inter. Ishte minuta e 58-të kur sulmuesi Lucio Maranhao ngushtoi epërsinë në 1-2 ndërsa në minutën e 69-të, portieri Samir Handanovic shkaktoi penallti dhe u përjashtua nga ndeshja me karton të kuq. Për ta barazuar rezultatin në 2-2 nga pika e bardhë u përkujdes nigeriani Anthony Nëakaeme. Pas kësaj humbje Inter mbetet në pozitën e fundit në Grupin K me tri pikë dhe eliminohet në mënyrë të turpshme nga Liga e Evropës.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI