Flash

Gjysma e Europës në rrezen e raketave ruse (FOTO)

Lapsi.al 24 November 2016
Gjysma e Europës në rrezen e raketave ruse (FOTO)

Para shpërthimit të krizës siriane dhe asaj ukrainase, rrezja e veprimit të raketave ruse të vendosura në Kaliningrad ishte modeste, por me përshkallëzimin e tensioneve me Perëndimin, kjo rreze është zgjeruar dhe tashmë përfshin thuajse të gjithë Kontinentin e Vjetër.
Bëhet fjalë për përforcimet ushtarake që Moska ka kryer në eksklavën e vet në Detin Balltik, ku ndër të tjera, vendet baltike deklarojnë se janë vendosur edhe mbushje bërthamore.
Washington Post ka publikuar disa harta që tregojnë shumëllojshmërinë e raketave ruse të stacionuara në rajon dhe rrezen e tyre të veprimit.
Raketat S-400 tokë-ajër kapin shpejtësi më të madhe se zëri dhe përdoren kryesisht për mbrojtje. Rrezja e veprimit rreth 300 kilometra.
Raketat Kalibr janë të vendosura në dy frigata që Moska zhvendosi në Kaliningrad në muajin tetor. Kanë një rreze veprimi deri në 1600 kilometra dhe aftësinë që të mbartin mbushje bërthamore.
Iskander-M, janë bateri raketore të lëvizshme, të vështira për t’u lokalizuar dhe një saktësi marramendëse. Janë në gjendje të mbartin mbushje bërthamore dhe godasin në një rreze deri në 420 kilometra. /tch/


 

Të këshilluara

"Shumë më tepër se sa një "Goodbye"

Pas zgjedhjes sё Donald Trump president tё SHBA-sё duket se Barack Obama ka pёr qёllim njё mision tё fundit politik. Ai do tё shpёtojё, ҁ'ёshtё e mundur e m...

20:32

Ekonomia botërore pas Trump

“American Brexit”, kështu e kanë quajtur pothuajse të gjithë analistët fitoren e presidentit të ri të Shteteve t&...

10:17

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI