Flash

Analiza e ESPN: Shanset e Hysaj për kalimin te Manchester United

Lapsi.al 24 November 2016
Analiza e ESPN: Shanset e Hysaj për kalimin te Manchester United

Rrjeti i njohur sportiv amerikan ESPN i ka bërë një analizë në faqen e tij të internetit të zërave të fundit të merkatos së futbollistëve të ndryshëm në klubet kryesore europiane. Mes tyre spikat padyshim emri i Elseid Hysajt, i cili prej disa javësh qarkullon si një përforcim i mundshëm që në muajin janar për Mançester Junajtid. Eksperti i ESPN, David Amojal, parashikon se ky transferim ka 30% mundësi që të realizohet, jo që në dritaren e parë të merkatos, por në verë.

“Ka një nevojë të dukshme për mbrojtës krahu cilësorë në ‘Old Traford’ dhe 22 vjeçari shqiptar do të ishte lojtari i duhur”, - shpjegoi ai.

“Pasi është renditur mes mbrojtësve të krahut më të mirë në Serinë A me Napolin në sezonin e kaluar, Hysaj vazhdoi të shkëlqente me Shqipërinë në Europian. Paraqitjet e tij i siguruan një kontratë të re me klubin me një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë. Një lëvizje në janar do të ishte e parakohshme, por në verën e ardhshme të dy klubet mund të gjejnë një akord, ndërsa transferimi në krahun e kundërt i Mateo Darmian të Mançester Junajtid mund të shërbejë për të ulur vlerën e klauzolës”, - shpjegoi eksperti i ESPN për merkaton.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI