Flash

Etrit Berisha në formacionin e javës së Serie A

Lapsi.al 23 November 2016
Etrit Berisha në formacionin e javës së Serie A

Etrit Berisha është portieri i javës në formacionet ideale të “Gazzetta dello Sport” dhe faqes zyrtare të Serie A. Futbollisti i Kombëtares që luan me Atalanta u mund në rastin e 11-metërshit në fitoren 2–1 me Romën. Ekipi ideal i javës së 13-të të gazetës së njohur sportive rreshtohet me modulin 3-4-3 dhe në portë garanci është Etrit Berisha.

Ai vlerësohet edhe nga faqja zyrtare e kampionatit italian. Kalimi i Berishës tek Atalanta i solli më siguri skuadrës që ndodhet në vendin e pestë, zona e kupave të Europës. “Gazzetta dello Sport” e vlerësoi paraqitjen e Etrit Berishës me notën 7.

Humbja e fundit në kampionat për ekipin e Berishës është para 2 muajsh. 27-vjeçari është huazuar nga Lazio, por Atalanta po mendon ta blejë portierin shqiptar. Sipas mediave italiane vlera e kartonit është 3,5 milionë euro./TvKlan

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI