Flash

Barazon Napoli në Champions, mediat italiane “kryqëzojnë” Hysajn

Lapsi.al 23 November 2016
Barazon Napoli në Champions, mediat italiane

Napoli barazoi 0-0 përballë Dinamo Kiyev në fushën e tij në ndeshjen e parafundit të grupeve të Champions League duke vështirësuar kualifikimin. Napolitanët ndodhen në vendin e dytë në grupin e tij me 8 pikë, aq sa ka dhe Benfica e venit të parë. Në vend të tretë ndodhet Besiktash me 7 pikë në garë për kalimin e turit. Në fund të takimit nuk munguan fishkëllimat në stadiumin San Paolo. Komentet e mediave italiane nuk kanë lënë pa kritikuar edhe mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj.  

“Calciomercato” i jep notën 5 duke shkruar: “Konfuz dhe pak propozues. Dukej si një kushëri i largët me lojtarin që njohim dhe admirojmë”.

“Eurosport” e vlerëson Hysajn me 5.5: “Vetëm një gabim në pjesëne  dutë që rrezikoi të kushtojë shumë. Në përgjithësi shqiptari ra nga toni në pjesën e dytë pas një pjese të parë më të mirë”.

“La Repubblica” jep notën 5.5 dhe shkruan: “Diskret për një pjesë, por më pas i mungon oksigjeni dhe nis të gabojë shumë në mbulim dhe në impenjim”, citon lapsi.al.

“TuttoNapoli” Hysaj nota 6. “Një goditje me kokë në pjesën e dytë e gabuar, por në përgjithësi nuk gaboi shumë. Niset në ndonjë rast, por pa rrezikuar”.

“Il Mattino” ka vënë notën më të lartë, 6.5. “Hysaj u vu në vështirësi përballë 19-vjeçarit Tsygankov që ka një vrap të shpejtë dhe kroson shkurt për të arritur te goli. Por Hysaj nuk dorëzohet. Ka grinte dhe kapacitet për tu ringritur. Në pjesën e dytë iu desh të merrej me të rrezikshmin Gusev, pory rendimenti i shqiptarit rritet. U kthye i sigurt duke i hedhur sa më shumë topa te Callejon. E mbylli “alla grande”. /lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI