Flash

Duka flet hapur: E vërteta e përçarjes së kombëtares dhe ultimatumi për De Biasin

Lapsi.al 21 November 2016
Duka flet hapur: E vërteta e përçarjes së kombëtares

Presidenti i FSHF-së Armand Duka ka folur në lidhje me situatën që po kalon kombëtarja në studion e Ora News. Kreu i Federatës tha se humbja me Izraelin ishte e rëndë por në futboll mund të ndodhë çdo gjë.

“Në fitore jemi të gëzuar, ndërsa në humbje hedhim poshtë gjithçka. Analizat duhet të jenë dashamirëse. Të mos jemi shkatërrues me analizat. Ka disa segmente që shfaqin xhelozi personale. Analizat për kombëtaren të jenë sportive” – tha Duka.

Ai foli edhe për lajmet e një përçarjeje në radhët e kuqezinjve.

“Kemi një skuadër të konsoliduar. Kam dëgjuar të thuhet që janë të përçarë, por nuk është aspak e vërtetë. Nuk mund të kryqëzojmë trajnerin. Duhet të korrigjojmë gabimet dhe jo të kryqëzojmë. Skuadra nuk ishte e mbingarkuar psikologjikisht, por ishte e papërgatitur për të përfunduar në një situatë të tillë me 2 lojtarë më pak.

Mungesa e Lorik Canës normalisht që ndihet në skuadër, por edhe kapiteni aktual, Agolli, është një djalë i shkëlqyer që di ta bëjë si duhet këtë detyrë. Berishën nuk e justifikoj për kartonin e kuq që mori, por vendimet e arbitrit karshi nesh ishin të drejta. Arbitri ka gabuar vetëm në pjesën që u tregua më tolerant ndaj Izraelit” – tha Duka i cili ka folur edhe për raportet e tij me teknikun De Biasi.

“Me De Biazin kam marrëdhënie pune shumë korrekte. Nuk kam ndërhyrë kurrë në zgjedhjet e tij, edhe pse mund të mos jem dakord. Në ndonjë rast rezulton që kam unë të drejtë, por në shumicën e rasteve del që të drejtë ka trajneri.

Pas ndeshjes me Izraelin i kam kërkuar trajnerit të mos e harrojnë humbjen me Izraelin, por të përqendrohen te Italia dhe të përgatiten sa më mirë. Skuadra po bën paraqitje më të mira se në Europian nëse shikojmë statistikat. Nuk i kam vendosur ultimatum trajnerit, për mendimin tim është gjëja më e gabuar që mund të bëhet në futboll” – tha Duka.

Përsa u përket masave të marra në ndeshjen me Izraelin, Duka thotë se u teprua.

“Ndeshja na u kërkua nga autoritetet e sigurisë që ose të zhvendosej nga Shkodra, ose të anulohej. Vetë ministri Saimir Tahiri garantoi FIFA-n për kushtet e sigurisë në këtë takim duke bërë të mundur zhvillimin e ndeshjes. Nuk ishte e lehtë të organizohej një ndeshje në këto kushte, sidomos për një federatë të vogël si e jona” – tha ai./lapsi.al/

Të këshilluara

VIDEO/ Dortmund mposht Bayern Munich

Borussia Dortmund fitoi 1-0 ndaj Bayern Munich. Ishte Pierre-Emerick Aubameyang që shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 11...

22:04

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI