Flash

Strakosha shkëlqen në fitoren e Lazio: Jam gati për kombetaren

Lapsi.al 20 November 2016
Strakosha shkëlqen në fitoren e Lazio: Jam gati për kombetaren

Thomas Strakosha ishte në fushë në fitoren e rëndësishme 3-1 që Lazio mori ndaj Genoa. 21-vjeçari shqiptar është tashmë zyrtarisht portieri i dytë i Lazio duke e kaluar me sukses provën “Seria A”. Për shqiptarin mediat kanë vendosur notën 6.5, mjaft e mirë në krahësim me shokët. Për të bëhet ky koment: “I ri, por nuk ka frikë. E zëvendëson me personalitet Marchetti-n. Dalje të rëndësishme ndaj Ocampos (25') dhe reflekse të mira te rasti i Ninkovic". Pas takimit shqiptari ka folur për gazetarët mjaft i lumtur.

“Të fitosh 3-1 kundër Xhenoas nuk është pak. Të pësosh gol nuk është asnjëherë e bukur, por shpresojmë që të mos ndodhë më në të ardhmen. Unë i pafajshëm te goli? Gabimet bëhen gjithmonë, ndodhi, topi përfundoi në rrjetë. Tani të shohim para”, - tha Strakosha.

“Është diçka e bukur të shohësh Lacion lart, shpresojmë të vazhdojmë kështu. Forca jonë është te fakti që mbrojmë të gjithë bashkë. Sekreti ynë është grupi, sulmojmë dhe mbrojmë të gjithë bashkë. Kjo do të na çojë lart. E prisnim këtë klasifikim, besojmë te vetvetja. Që këtu fillojnë fitoret tona. Që dje më kishin paralajmëruar se mund të luaja, fjeta i qetë” - tha Strakosha.

Në këtë pikë ai ka hedhur edhe kandidaturën për portën e Kombëtares.

“Shpresoj që të arrij të shfaqem mirë edhe me fanellën e Shqipërisë dhe që shpejt të vijë edhe debutimi aty” - ishin fjalët e tij.

Të këshilluara

VIDEO/ Dortmund mposht Bayern Munich

Borussia Dortmund fitoi 1-0 ndaj Bayern Munich. Ishte Pierre-Emerick Aubameyang që shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 11...

22:04

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI