Flash

VIDEO/ Fiton Napoli, shkëlqen Hysaj

Lapsi.al 19 November 2016
VIDEO/ Fiton Napoli, shkëlqen Hysaj

Napoli i Elseid Hysaj arriti një fitore të vështirë 1 – 2 pasditen e së shtunës në fushën e Udinese. Golat u shënuan të dy nga Insigne në pjesën e dytë. Për 90 minuta luajti edhe mbrojtësi i krahut të djathtë Elseid Hysaj. Mediat italiane kanë vlerësuar me 6.5 paraqitjen e shqiptarit që është nga më të mirat te skuadra e tij. Sipas të njëjtave burime në pjesën e parë Hysaj u tregua në disa raste i pavëmendshëm, por në të dytën mori shpesh rolin e protagonistit. “Shqiptari gjeti shpesh hapësira për të dalë përpara dhe të krijojë raste për skuadrën e tij. Nga këmbët e tij lindi goli i 2-0” – shkruajnë mediat italiane. Ndërsa në një tjetër koment lexon: “Më në fund Hysaj u rikthye ai i sezonit të kaluar, i kujdesshëm në mbrojtje dhe i rrezikshëm përpara duke u bërë konstant në lojën nëm sullm.”/lapsi.al/

Të këshilluara

Barcelona largon Luis Enriken

Luis Enrike nuk do të jetë më trajner i Barcelonës. Spanjolli që drejton blaugranat do të largohet në verën e vitit 2017...

18:31

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI