Flash

Rikthehen të vjellat, Mesi humb ndeshjen ndaj Malagas

Lapsi.al 19 November 2016
Rikthehen të vjellat, Mesi humb ndeshjen ndaj Malagas

Lionel Mesi është mungesa e madhe e Barcelonës në takimin e sotëm kundër Malagas. Futbollisti argjentinas pritej të udhëhiqte sulmin e skuadrës së Luis Enrikes në këtë ndeshje, pas një paraqitje të shkëlqyer me përfaqësuesen e vendit të tij.

Një orë para fillimit të ndeshjes, Barcelona ka lajmëruar se Mesi nuk ishte në gjendje të luante në këtë takim. Argumentimi ishte “pamundësia për të zbritur në fushë për shkak të të vjellave”.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se Mesi po kalon një virozë gripale e cila shoqërohet me të vjella të shumta, aq sa edhe doktori i skuadrës, Rikard Pruna, ka qenë në shtëpinë e tij për ta kontrolluar disa herë gjatë ditës së sotme. Pasi ai konstatoi se argjentinasi ishte shumë i dobët fizikisht falë kësaj viroze, vendosi që të lajmëronte Enriken se Mesi nuk mund të zbriste në fushën e lojës.

Të këshilluara

Barcelona largon Luis Enriken

Luis Enrike nuk do të jetë më trajner i Barcelonës. Spanjolli që drejton blaugranat do të largohet në verën e vitit 2017...

18:31

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI