Flash

Del video e plotë/ Si u manipulua me sherrin në ndeshjen e Shkodrës

Lapsi.al 19 November 2016
Del video e plotë/ Si u manipulua me sherrin në ndeshjen e

Pamjet e para që dolën nga një incident në ndeshjen e basketbollit, Vllaznia- Tirana në Shkodër tregonin lojtarin Erkand Karaj që qëlloi me të majtën trajnerin e Vllaznisë, Bledar Gjeçajn. Një akt i dënueshëm që pa dyshim meriton të dënohet, duke parë pamjet me logon e TV1 Channel. Trajnerin e largojnë menjëherë, ndërsa i gjithë faji bie mbi lojtarin.

Por një video e siguruar nga Lapsi.al tregon se pamjet e shpërndara në portale dhe rrjetet sociale janë të manipuluara. Në videon me logon e televizionit lokal është prerë moment kur trajneri Bledar Gjeçaj godet me grusht  i pari lojtarin e skuadrës së Tiranës, Erkand Karaj. Nga kjo video e dytë dhe e plotë e sherrit duket qartë se lojtari i Tiranës vetëm sa është kundërpërgjigjur. Montazhi i dobët nuk ka arritur ta manipulojë të vërtetën vetëm për pak orë, por kjo që ka ndodhur përbën një rast për t’u përçmuar të gazetarisë sportive.


Trajneri godet lojtarin by lapsi-al

Të këshilluara

VIDEO/ Dortmund mposht Bayern Munich

Borussia Dortmund fitoi 1-0 ndaj Bayern Munich. Ishte Pierre-Emerick Aubameyang që shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 11...

22:04

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI