Flash

Murinjo "gjuan" Elseid Hysajn/ Rreth 30 milion euro për ta marrë tek Manchester United

Lapsi.al 16 November 2016
Murinjo "gjuan" Elseid Hysajn/ Rreth 30 milion euro për ta

Aurelio De Laurentis duket se ka qenë shumë largpamës në momentin kur vendosi një klauzolë largimi në kontratën e re të Elseid Hysajt. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha europiane dhe së fundmi, në listën e admiruesve është shtuar edhe Zhoze Murinjo, i cili duket se synon ta afrojë te Mançester Junajtid.

Sipas të përditshmes italiane “Il Mattino”, klubi anglez ka filluar të interesohet seriozisht për lojtarin shqiptar pasi është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë. Zhoze Murinjo ka shprehur pëlqimin e tij për futbollistin dhe tashmë “djajtë e kuq” po përgatisin një ofertë për në muajin janar.

Mendohet se oferta e parë do të jetë prej 30 milionë eurosh, një shifër rekord për një futbollist të kombëtares shqiptare të futbollit, por që gjithsesi nuk do të mjaftojë për të kënaqur Napolin, raporton Panorama Sport. De Laurentis ka vendosur një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh në kontratën e Hysajt, të vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë dhe do të kërkojë respektimin e saj, që do të thotë se negociatat me Mançester Junajtid mund të fillojnë në janar, por vështirë se do të finalizohen para fundit të këtij sezoni.

Presidenti i Napolit shpreson që të hapet një ankand i mirëfilltë për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare për të cilin gjatë muajve të kaluar është përfolur edhe për interes nga Çelsi dhe Bajern Mynih.

Të këshilluara

Klubi turk "dënohet" që fitoi 20 - 0

Futbollistët e klubit turk Ulubey Belediyespor kanë pritur shpërblim pasi fituan 20 me 0 ndaj rivalit Karabukspor, por u zhgënjyen pava...

06:54

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI