Flash

Zbulohet sherri në familjen Clinton, Bill hodhi telefonin në çati

Lapsi.al 15 November 2016
Zbulohet sherri në familjen Clinton, Bill hodhi telefonin në

Në ditët finale të fushatës elektorale për zgjedhje presidencialet në SHBA, Bill dhe Hillary Clinton kanë pasur një debat të fortë. Sherri në familjen Clinton kishte të bënte me përpjekjet e Hillary për të fajësuar Drejtorin e FBI-së, James Comey për rënien e saj në sondazhe dhe rrezikun e ndikimit të letrës së tij në humbjen e zgjedhjeve.

“Isha me Bill-in në Little Rock kur, ai pati sherr me të bërtitura me Hillary-n në telefon, pasi ajo akuzonte Comey për rihapjen e hetimeve për çështjen e e-mail-ve”, tregon një këshilltar i afërt i Bill Clinton, shkruan “Daily Mail ”.

Bill fajësonte për situatën e krijuar menaxherin e fushatës së Hillary-t si dhe kreun e Podestës pasi u treguan të shurdhët për ekonominë e dobët dhe ndikimin e saj te milionë e miliona votues të klasës punëtore.

“Bill ishte me fytyrë të skuqur gjatë bisedës me Hillary aq sa isha i shqetësuar mos pëson goditje në zemër. Ai u mërzit aq shumë sa që hodhi telefonin në çatinë e shtëpisë në Arkansas River”.

Gjatë fushatës, Bill Clinton u ndie i injoruar nga këshilltarët kryesorë të Hillary, kur kërkoi që të ishte ekonomia pika kryesore e fushatës. Ideja e Bill ishte që të krijohet lidhje me njerëzit që janë lënë pas dorë nga revolucioni në teknologji dhe globalizmi.

“Bill gjithashtu tha se shumë afrikano-amerikane janë jashtëzakonisht të zhgënjyer me rezultatet e tetë viteve të Presidencës së Obamës”, tregon këshilltari i afërt i ish-Presidentit.

Për të, vendimi i Drejtorit të FBI-së nuk do të ndikonte te rezultati i zgjedhjeve pasi votuesit e kishin marrë tashmë vendimin për votën.

“Hillary nuk e dëgjonte. Ajo i tha Bill se idetë e tij ishin shumë të vjetra dhe se ishte jashtë realitetit. Në fund, Bill nuk mund të bënte asgjë sepse Hillary dhe njerëzit e saj nuk e dëgjonin për asgjë që ai thoshte.”

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI