Flash

Timothy Garton Ash: “lideri i ri i botës së lirë është Angela Merkel”

Lapsi.al 15 November 2016
Timothy Garton Ash: “lideri i ri i botës së lirë

Publicisti i njohur britanik Timothy Garton Ash, e ka shpallur kancelaren gjermane Angela Merkel si ideren e re të botës së lirë. Një opinionin e tij periodik për gazetën The Guardian, ku ai ka komentuar fitoren e Donald Trump dhe rrezikun e përhapjes së anitiglobalizmit global, ai pretendon se një rizgjedhje e Merkel ne 2017 mund ta shpëtojë Europën nga kjo klime nacionalizmi dhe izolacionizmi. Ai e ka ngritur lart fjalën e kancelares gjermane pas fitores së Trump: “Komenti më i saktë që dëgjova për fitoren e Trumpit qe ai i Angela Merkel. «Gjermaninë dhe Amerikën i lidhin vlerat e demokracisë, lirisë  të respektimit të ligjit dhe dinjitetit njerëzor, pavarësisht nga origjina, ngjyra, feja, orientimi seksual apo pikëpamjet politike. Donald Trumpit, presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, i ofroj bashkëpunim të ngushtë në bazë të këtyre vlerave» tha Merkel. Pas kësaj, shprehjen «Lideri i botës së lirë» që rëndom i mvishet si me ironi presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kam tundim që nga sot ta përdor për kancelaren gjermani: “lideri i ri i botës së lirë është Angela Merkel”.

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI