Flash

“Kombëtarja e përçarë, mund të jetë plan për largimin e De Biasit”

Lapsi.al 14 November 2016
“Kombëtarja e përçarë, mund të jetë plan

Legjenda e futbollit shqiptar, Sokol Kushta mendon se trajneri Gianni de Biasi duhet të largohet, sepse ka një plan kundër tij për ta nxjerrë si të paaftë në këtë histori.

Ai në një bisedë ekskluzive për ‘Panorama Sport’, ai analizon humbjen që kuqezinjtë pësuan ndaj Izraelit dhe të ardhmen e trajnerit italian.

“Unë kisha paralajmëruar që pa një qetësi nuk mund të punojë as Mourinho. De Biasi nuk mund të punojë më në kombëtaren shqiptare. Jo se nuk ka aftësi, por kjo pjesë që thashë nuk ekziston më për të. Fatkeqësi është, por është realitet. Janë ndarë në pjesë te Kombëtarja dhe trajneri ndihet i tepërt. Kjo u pa dhe te lojtarët që kanë humbur qetësinë e tyre. Çdo gjë që kalon një trajner përçohet edhe në ekip”, u shpreh Kushta.

Duke u ndalur te përgjegjësit për këtë situatë në Kombëtare, Kushta i fajëson të gjithë faktorët rreth De Biasit, ndërsa thotë se ka një furtunë të organizuar kundër italianit, që në fund duan që ta nxjerrin teknikun pa vlera.

“Të gjithë faktorët rreth De Biasit kanë faj. Më e ndershmja do ishte që pas mbarimit të Evropianit trajneri të ishte larguar. Gjërat do shkojnë dhe më keq dhe në fund do dalë De Biasi pa vlera. Shikoj një furtunë të organizuar kundër tij. Nuk e mbroj, por po them një të vërtetë. Edhe De Biasi gabon kur mendon se është i pagabueshëm, por mënyra e kritikës është jo normale”

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI