Flash

Grekët i provokojnë me banderolë në gjuhën serbe, boshnjakët reagojnë ashpër

Lapsi.al 14 November 2016
Grekët i provokojnë me banderolë në gjuhën serbe,

Reagime të mëdha ka ngjallur një banderolë e ngritur për disa minuta në ndeshjen e futbollit midis Greqisë dhe Bosnjës në anën e tifozëve grekë në stadiumin “Georgios Karaiskakis” të Pireut, në Athinë.

 

Në banderolë shkruhej në serbisht “Thika, tel me gjemba, Srebrenica”, një parullë që sjell në kujtesë gjenocidin e ndodhur në luftën e Bosnjës, ku janë ekzekutuar nga serbët mbi 8000 boshnjakë.

 

Edhe Federata e Futbollit të Bosnjës ka reaguar në Twitter që në momentin kur është shfaqur banderola, ndërsa, sipas mediave greke, kjo ngjarje ka shumë mundësi të sjellë një dënim shumë të rëndë për federatën greke.

 

Duhet theksuar se që në fillim të ndeshjes atmosfera në stadium ka qenë e tensionuar, ndërsa loja në pjesën e parë është ndërprerë për disa minuta, pasi tifozët boshnjakë kanë hedhur pas golit të ekipit të tyre shashka tymuese në pjesën e tifozëve grekë.

 

Nuk kanë munguar as momentet si ai kur sulmuesi boshnjak Edin Dzeko i heq pantallonat mbrojtësit grek të njohur të Dortmundit, Sokratis Papastathopoulos.

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI