Flash

Foto e rrallë e 1915/ Kur shqiptarët protestonin për Kosovën dhe Çamërinë

Lapsi.al 13 November 2016
Foto e rrallë e 1915/ Kur shqiptarët protestonin për Kosovën

Çamëria, Kosova, janë dy parulla që protestuesit shqiptarë mbanin në duar, në protestën antiserbe në vitin 1915.

Kjo fotografi domethënëse, na dëshmon se shqiptarët nuk i kanë harruar asnjëherë trojet e tyre të aneksuara, Kosovën e Çamërinë.

Ndonëse Shqipëria në periudhën 7 mars 1914 – 3 shtator 1914 administrohej nga Princi gjerman, Vilhelm Vid, gjatë kësaj kohe Kosova dhe viset tjera etnike shqiptare, të cilat me vendim të Konferencës së Londrës u lanë nën pushtimin serb, përjetonin çastet më të vështira në historinë e vet, raporton "27.al".

Në Shqipëri, organizoheshin shpesh protesta antiserbe për të kulmuar më pas me kryengritjen kundër serbëve, në krye të së cilës ishte Hasan Prishtina dhe krerët tjerë: Hasan beg Gizolli, Ajet e Selim Dervina, Mehmet Konjuhi, Keri i Sadik Bardhit, Mehmet Delia, Isuf Mehaniqi, Sulë Elezi, Xhafer Bislim Elezi, Mustafë Zyberi, Isuf Dina, Cen Seda, Januz Kurti, Xhafer Shema e të tjerë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI