Flash

Shqipëri – Izrael, De Biasi i beson Llullakut e Memushajt në krahët e mesfushës

Lapsi.al 12 November 2016
Shqipëri – Izrael, De Biasi i beson Llullakut e Memushajt në

Do të zhvillohet sot në orën 20 : 45 në “Elbasa Arena” një ndër takimet më të rëndësishme të skuadrës tonë përfaqësuese në fazën kualifikuese të  botërorit “Rusi 2018”.

Kuqezinjtë kanë shansin që me një fitore përballë Izraelit të hedhin një hap të rëndësishëm përpara drejt objektivit minimal që është vendi i 3-të. Trajneri De Biasi tashmë e ka thuajse të konturuar 11-en titullare.

Skema do tëjetë ajo e përdorur në shumë takime, pra 4-3-2-1 me forca të përqëndruara në mesfushë. Për të hyrë më në detaje, në kuadrat do të vendoset Berisha, mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, Gjimshiti, Mavraj dhe kapiteni Agolli.  Kukeli, Abrashi e Xhaka do të formojë 3-en në qëndër të mesfushës , ndërsa Llullaku e Memushaj do të mbulojnë krahët e këtij reparti, megjithëse ka shanse edhe të aktivizimit të Roshit në të djathtë. I vetëm në sulm do të jetë Bekim Balaj.

Në krahun tjetër trajneri i Izraelit Elisha Levy do të përgjgjet në dukje me një skemë sulmuese 4-3-3, por që mund të shndërrohet thjeshtësisht në nëj 4-5-1 kur skuadra mbron. Në portë do të jetë Goresh, Dasa, Gershon, Tzedeke Ben harush do të përbëjnë 4-en difensive. Më mesfushë do të vendosen Kohen, Lavi dhe Nathko, ndërsa Zahavi, Hemed dhe Ben Haim do të fromojnë tre-dhëmbëshin ofensiv.

Grupi i lojtarëve kuqezi vjen në superformë në këtë sfidë dhe niset një gjysëm-hapi përpara. Përballja Shqipëri-Izrael do të gjykohet nga turko-gjermani Deniz Aytekin./ora news

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI