Flash

“Marifetet e ndyra” në zgjedhjet amerikane: Bllokimi i telefonave të demokratëve, në zgjedhjet e vitit 2002

Lapsi.al 11 November 2016
“Marifetet e ndyra” në zgjedhjet amerikane: Bllokimi i

Duke kryesuar në zgjedhjet e mesit të mandatit të vitit 2002, demokratët patën një shumicë me vetëm një vend më tepër në Senatin amerikan.

Të dyja palët luftuan dhëmb për dhëmb për të mbrojtur vende ekzistuese dhe të fituar të reja, dhe ndoshta askund nuk u garua më ashpër se në Nju Hempshajër, midis guvernatores demokrat Xhin Shehan dhe përfaqësuesit republikan, Xhon Sununu.

Ndërsa zgjedhjet po afronin, Sheehan dhe Sununu po rivalizonin me vetëm disa pikë përqindjeje diferencë nga njëri-tjetri, çka do të thoshte se operacionet e “Marrjes së Votës” nga të dyja palëve në ditën e zgjedhjeve do të bënin ndryshimin.

Fushata më e rëndësishme e demokratëve u bazua rreth një fushate thirrjesh telefonike nga anëtarësia partiake dhe disa sindikata, të cilët do t’u bënin thirrje mbështetësve të Sheehan për t’u siguruar që ata të dilnin në votime.

Por ditën e zgjedhjeve, operacionet e demokratëve u ndëprenë, kur linjat e tyre telefonike u bllokuan në mënyrë të dyshimtë. Kur linja rifilloi të funksiononte, fushata e Sheehan kishte humbur shumë terren.

Policia hapi një hetim, dhe zbuloi një mashtrim të pisët që do të çonte në burg disa zyrtarë lokalë republikanë.

Hetuesit mësuan se Çak Mekgi, drejtori i Partisë Republikane në Nju Hempshajër, kishte bashkëpunuar me strategun republikan Alen Rejmond, për të punësuar një firmë telemarketingu për bllokimin e linjave telefonike të demokratëve. Mekgi dhe Rejmond u dënuan me disa muaj burg.

Drejtori rajonal i Partisë Republikane, Xhejms Tobin, u padit gjithashtu dhe dënua për komplot, por pasi Partia Republikane shpenzoi më shumë se 6 milionë dollarë garanci, dënimi i tij u rrëzua në apel.

Sa i përket zgjedhjeve, skema e bllokimit të telefonave e ndihmoi Sununu-n të arrinte një fitore me 19.000 vota diferencë ndaj kundërshtares së tij. Por Sheehan do të rikthehej në skenë në vitin 2008, kur ajo mundi me shkathtësi Sununu në një garë të dytë për zgjedhjet në Senat./ Bota.al

Të këshilluara

Dështimi ynë

Poshtërimi është i vështirë të gëlltitet. Ashtu sikurse pendesa. Apo edhe marrja e përgjegjësisë për arro...

20:50

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI