Flash

Ekskluzive/ Masat antiterror në Elbasan, stadiumi nën kontrollin e shërbimeve izraelite

Lapsi.al 11 November 2016
Ekskluzive/ Masat antiterror në Elbasan, stadiumi nën kontrollin e

Kombëtarja e Izraelit pritet që sot në orën 5 të dalën në “Elbasan Arena” për të zhvilluar stërvitjen e parë, një ditë para ndeshjes me kombëtaren tonë. Por më shumë sesa ajo që do të luhet në fushë mes dy ekipeve, bëjnë përshtypje masat ekstreme të sigurisë, për të cilat izraelitët janë kujdesur vetë deri në detaj, duke mos u mjaftuar me masat e autoriteteve shqiptare.

Lapsi.al mëson se aktualisht stadiumi “Elbasan Arena” është totalisht në kontrollin e shërbimeve izraelite. Cdo banesë dhe biznes afër stadiumit është kontrolluar imtësisht. Po kështu kanë kaluar në sitë edhe makina apo qytetarë të dyshimtë. Nuk i shpëtojnë kontrollit as ata qytetarë që rastis të lëvizin me çanta të mëdha, pa përjashtuar as femrat.

Burime të Lapsi.al shtojnë më tej se shërbimet izraelite i kanë sjellë qentë antieksploziv me vete nga Izraeli. Policia shqiptara ka angazhuar rreth 2 mijë forca për sigurinë e kësaj ndeshje, përfshi këtu forcate RENEA dhe FNSH-së, të cilat gjithashtu kanë hyrë në stadium për të kontrolluar çdo cep të “Elbasan Arena”.

Patrullimi policor nis që me hyrjen te tuneli i rrugës për në Elbasan. Ndonëse nuk bëhet me dije se ku, mësohet se në pika strategjike të Elbasanit janë vendosur disa snajpera, si dhe nuk mungon monitorimi nga ajri i hapësirës. Gjithashtu nëpër rrugët e Elbasanit si dhe brenda në stadium do të ketë gjatë gjithë kohës oficerë civilë të shërbimit izraelit. Të gjitha këto masa ekstreme sigurie nga shteti izraelit, por edhe shteti jonë, kanë krijuar jo pak debate nëse duhet apo jo të shkojmë në stadium. A është vërtet situata kaq alarmante sa bëhet dhe a cënohet realisht siguar nesër në mbrëmje në “Elbasan Arena”?

Ndeshja Shqipëri-Izrael ishte parashikuar të luhej në Shkodër, por u zhvendos në Elbasan, pasi sipas raportimeve të shërbimit sekret izraelit “Mosaad”, por edhe të shërbimeve të tjera, ishin planifikuar akte terroriste. Për këtë u arrestuan në Shkodër disa persona, si të implikuar në këto akte që pritej të kryheshin gjatë ndeshjes në “Loro Boriçi”. Lapsi.al sjelll më poshtë foto ekskluzive nga masat e sigurisë në “Elbasan Arena”.

/LAPSI.AL/

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI