Flash

De Biasi u përgjigjet deklaratave të Berishës për vendin e tretë në grup

Lapsi.al 11 November 2016
De Biasi u përgjigjet deklaratave të Berishës për vendin e

Trajneri i kombëtares Gianni De Biasi thotë se nuk i zë besë Izraelit edhe pse homologun Levy thotë se do të ishte i kënaqur edhe me barazimin në “Elbasan Arena”. Në konferencën për mediat përpara sfidës, drejtuesi i stolit kuqezi thekson se Shqipëria luan për të fituar dhe që kjo u realizohet, duhen shfrytëzuar të gjitha shanset.

“Deklaratat para ndeshjes janë gjithmonë taktike dhe secili përdor strategjinë komunikuese që e mendon më të udhës. Askush, e veçanërisht Izraeli nuk mund të kënaqet me barazimin. Natyrisht që ne luajmë gjithmonë për të fituar. Këtë duhet ta bëjmë në mënyrën më inteligjente, duke krijuar dhe shfrytëzuar të gjitha shanset që do të kemi".

Në duelin direkt për të provuar deri në fund shanset drejt Botërorit 2018, trajneri italo-shqiptar komentoi edhe qëndrimet e lojtarëve, në veçanti portierit Etrit Berisha se vendi i tretë do të ishte dështim.

“Jam i kënaqur që lojtarët nuk mjaftohen vetëm me vendin e tretë, as unë nuk jam i kënaqur. Kam thënë që në këtë grup, logjika të thotë se kemi mundësi për vendin e tretë, duke parë vlerën teknike të kundërshtarëve, por nuk do të thotë që më kënaq ky pozicionim, sepse ne do të kërkojmë gjithmonë më tepër. Jam me logjikën e asaj që duhet të bëjmë në fushë dhe jo të fjalëve” – tha De Biasi.

De Biasi kërkon ta mbajë të fshehtë deri në fund formacionin titullar që do të përballet me Izraelin, por faktin nëse Sadiku dhe Roshi do të jenë në fushë, ndërsa shpreson te fakti që Elbasan Arena ka qenë fatsjellës për Kombëtaren gjatë kualifikueseve të Europianit.

“Duhet të keni durim nëse do të luajnë apo jo Sadiku dhe Roshi; prisni deri përpara ndeshjes. Në fushë do të zbresë formacioni më i mirë i momentit, që na jep garanci dhe shpresojmë që ky 11-ësh të na japë rezultatin e kërkuar. Sa kanë ndikuar masat e sigurisë dhe ndryshimi i stadiumit? Për ne nuk ndryshon asgjë. Më vjen keq për tifozët që blenë biletat në Shkodër e që tani duhet të ndryshojnë itenerar. Ne jemi mësuar të përgatitemi për çdo kundërshtar dhe ndryshimi i fushës nuk na ndikon. Në Elbasan luajtëm gjatë edicionit të kaluar dhe ky stadium ishte fatsjellës për ne. Megjithatë fatin duhet ta kërkosh dhe jo vetëm ta presësh. Besoj se përsa i takon sigurisë nuk ka asnjë problem. Siguria në fushë dhe jashtë fushë është maksimale. Vendimi për ta ndryshuar impiantin është bërë për të mirën e të gjithëve, atyre që janë në fushë dhe tifozëve në tribuna” – tha italiani.

Në fund, drejtuesi i stolit kuqezi është shprehur i kënaqur me paraqitjet e skuadrës dhe ambicien që ka Kombëtarja shqiptare pasi shkruajti historinë me pjesëmarrjen në finalet e Kampionatit Europian.

“Sulmi i kundërshtarit? Edhe ne kemi shënuar 4 gola në dy ndeshje. Kemi bërë atë që kemi mundësi dhe këtë e kemi realizuar në mënyrën më të mirë. Jam i kënaqur sesi skuadra më përgjigjet. Nuk vetëkënaqemi, por kërkojmë gjithmonë të rritemi. Treguam vlerat tona në Euro 2016 dhe synojmë të bëhemi të rëndësishëm në nivel ndërkombëtar” - e mbyll italiani.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI