Flash

Përpjekjet e fundit të Clinton dhe Trump pak orë para votimit

Lapsi.al 8 November 2016
Përpjekjet e fundit të Clinton dhe Trump pak orë para votimit

Disa orë para se amerikanët të hedhin votën e tyre për të zgjedhur pasuesin e barak obamës në shtëpinë e bardhë, dy kandidatët për president republiknai Donald trump dhe demokratja hilari klinton po mbajnë tubimet e fudnit në disa shtete, në përpjekjen e tyre finale për të bindur amerikanët të votojnë në favor të tyre.

Klinton ka zgjedhur Miciganin, Filadelfian dhe Karolinën e Veriut, kurse Trump  Florida në Filadelfia dhe Karolinën e veriut gjithashtu. Megjithatë, në shtetet ku lejohet votimi i hershëm, afro 42 milionë amerikanë tashmë kanë votuar për zgjedhjet presidenciale.

Sipas dy anketave më të fundit të CNN, Hilari Klinton kryeson në New Hampshire dhe Pensilvani. Sondazhi i realizuar nga Universiteti i New Hampshire i jep Clinton një rezultat befasues me 11 pikë epërsi ndaj Trump, dhe katër pikë epërsi në Pensilvani. Duket se mbyllja e hetimit të FBI për çështjen e emeilave të Clinton, i ka dhënë një kthesë të fortë betejës elektorale mes dy kandidatëve.

Nga ana tjetër bashkë me garën për shtëpinë e bardhë, po zhvillohet edhe më e ashpër lufta për kontrollin e senatit. Republikanët rrezikojnë të humbasin fuqinë e tyre në senat dhe në dhomën e përfaqësuesve.

Nëse votuesit do t’ja lënë në dorë fuqinë demokratëve, 2017 ka të ngjarë të sjellë një prirje më të moderuar për faturat që ligjvënësit i dërgojnë presidentit për nënshkrim. Për të fituar një kontroll të plotë të senatit, demokratët duhet të kenë një fitim neto prej 5 vendesh. Republikanët aktualisht kanë  54 vende në Senat krahasuar me 44 të demokratëve, kurse dy janë të pavarur.

Demokratët përballen edhe më një tjetër sfidë, atë të dhomës së përfaqësuesve, ku iu duhet të fitojnë 30 vende për të marrë në dorë kontrollin të cilin nuk e kanë që prej 2010. Sipas analistëve, demokratët mund të arrijnë të marrin 20 vende, por jo më shumë. Kontrolli i senatit nga republikanët përgjatë dy viteve te fundit solli shumë ngërçe në projektet e presidentit Barak Obma, ku ndër më të debatuarit ishte ai shëndetësor, i njohur si “Obamacare”. /Ora

Të këshilluara

“Niko” bëhet rus (FOTO/VIDEO)

Aktori Steven Seagal tërhoqi nga vetë presidenti Vladimir Putin pasaportën ruse. Lajmi u bë i ditur nga autoritetet në Moskë p&eum...

11:45

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI