Flash

FSHF tregon hapat si ta ndërroni biletën që kishit blerë për në Shkodër

Lapsi.al 8 November 2016
FSHF tregon hapat si ta ndërroni biletën që kishit blerë

Federata Shqiptare e Futbollit, pasi ka marrë njoftimin e FIFA-s, që ndeshja eliminatore për Kupën e Botës “Rusi 2018”, Shqipëri-Izrael e planifikuar për t’u luajtur më 12 nëntor 2016, nuk do të zhvillohet në Shkodër, por për arsye sigurie do të luhet në Elbasan.

 

Në lidhje me këtë arsye, FSHF njofton të gjithë sportdashësit se:

 

Bileta e paguar për ndeshjen Shqipëri-Izrael, është e vlefshme njësoj nga pikëpamja monetare.

Ajo duhet konvertuar, nga bileta për stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në biletë për stadiumin “Elbasan Arena”.

Proçedura për konvertimin e biletave, kryhet në të gjitha pikat e shitjes së FSHF, në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan.

Personi i pajisur me biletë fizike, duhet të paraqitet në një nga pikat, e deklaruara më poshtë, për të bërë konvertimin në biletën e re fizike.

Për biletat elektronike të cilat janë blerë në internet, konvertimi do të bëhet nëpërmjet adresës së email: [email protected]. Nga kjo adresë do t’ju dërgohen biletat e konvertuara.

Federata Shqiptare e Futbollit, kërkon mirëkuptimin e të gjithë sportdashësve për këtë procedurë të re, e cila është imponuar nga kushtet e krijuara. Veprimet, për të bërë ndryshimet e mësipërme, fillojnë që nesër, pas orës 10.00. Ja adresat ku mund të kryhen veprimet:

 

Tiranë: Dyqani i FSHF (dalja e Rrugës së Elbasanit)

Tiranë: Biletaria e Stadiumit “Selman Stërmasi”

Shkodër: Biletaria e Stadiumit “Loro Boriçi”

Elbasan: Biletaria e Stadiumit “Elbasan Arena”

Shënim: Federata Shqiptare e Futbollit, konfirmon se është e gatshme të verë në dispozicion të sportdashësve të gjitha resurset e saj, për të plotësuar të gjitha kërkesat tyre.

 

Të këshilluara

Formacioni i javës në Premier League

Chelsea ka dominuar formacionin e javës në Premier League, të ideuar nga Goal.com. Por sulmi i mbetet Manchester United, me Ibrahimovic. Nga M.Un...

09:06

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI