Flash

Ndeshja me Izraelin, De Biasi lë jashtë Kaçen, Gashin dhe Cikalleshin

Lapsi.al 7 November 2016
Ndeshja me Izraelin, De Biasi lë jashtë Kaçen, Gashin dhe

Trajneri i Kombëtares Xhani de Biasi ka publikuar këtë të hënë listën me 26 lojtarë për ndeshjen me Izraelin e vlefshme për kualifikueset në botërorin e Rusisë në vitin 2018. Nga ajo që shihet në liste bie në sy mungesa e Kaçes dhe Gashit. Për këta të dy, trajneri tha se ishte zgjedhje teknike.

“Lënia jashtë e Kaçes ishte zgjedhje teknike e imja pasi kam preferuar të zgjedh lojtarë të tjerë për këtë ndeshje. Në këtë moment i shoh lojtarët e grumbulluar më mirë se ata që nuk janë. Edhe mungesa e Gashit zgjedhje teknike për këtë ndeshje” – tha De Biasi.

Në listë mungon edhe Cikalleshi që nuk po gjen hapësira në Turqi.

“Sa i përket Cikalleshit ka cilësi shumë të mira, por duhet të ketë më shumë vetëbesim për të dalë nga ky moment i keq.”

De Biasi ka thirrur në skuadër Sadikun që po rikuperohet nga dëmtimi.

“Sadiku po punon te Spitali i Juventus ne Torino. Do të tentojmë ta rikuperojmë. Pasi është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”.

Përsa i përket Izraelit De Biasi tha se ata “kanë sportistë të mirë dhe Hapoel Beer Sheva që fitoi ndaj Inter që luan në Europa League ka lojtarë të mirë. Është një ndeshje e fortë që ne do të tentojmë ta fitojmë” – tha italiani. 

Të këshilluara

Formacioni i javës në Premier League

Chelsea ka dominuar formacionin e javës në Premier League, të ideuar nga Goal.com. Por sulmi i mbetet Manchester United, me Ibrahimovic. Nga M.Un...

09:06

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI