Flash

“Gati për luftë”, NATO 300 mijë forca në përballjen me Rusinë

Lapsi.al 7 November 2016
“Gati për luftë”, NATO 300 mijë forca në

NATO po përgatit për luftë me Rusinë mbi 300 mijë ushtarë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat britanike që citojnë përfaqësuesin e përhershëm të Britanisë së Madhe pranë NATO-s, Adam Tomson.

 

Shkak janë bërë tensionet e larta të kohëve të fundit me Moskën, çka kanë shtuar rrezikun e shpërthimit të një konflikti të armatosur.

 

Sipas tij, ngritja e kësaj force do të bëhet brenda tre muajsh dhe do të jetë e gatshme për tu dërguar në zonat ku mund të shpërthejë konflikti i mundshëm me ushtrinë ruse, kryesisht në shtetet e Europës Lindore.

 

Trupat janë grumbulluar nga të 28 vendet anëtare të aleancës veri-atlantike.

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltemberg tha për mediat britanike se kohët e fundit është vënë re se Rusia është bërë mjaft aktive në shumë fusha, veçanërisht me propagandën e saj në disa vende europiane anëtare të Aleancës. Ndaj dhe NATO po reagon me përforcimet më të mëdha, që prej luftës së ftohtë.

 

Pjesë e planit për vënien në gatishmëri për luftë të 300 mijë trupave është edhe dërgimi i 4 mijë ushtarëve në Lituani, Letoni, Poloni e Estoni brenda 2017-ës. Marrëdhëniet mes perëndimit dhe Rusisë janë tensionuar që pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe konfliktit sirian./ tvklan.al

Të këshilluara

“Niko” bëhet rus (FOTO/VIDEO)

Aktori Steven Seagal tërhoqi nga vetë presidenti Vladimir Putin pasaportën ruse. Lajmi u bë i ditur nga autoritetet në Moskë p&eum...

11:45

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI