Flash

Ekuban: Ha byrek ditë e natë, më pëlqen shumë

Lapsi.al 5 November 2016
Ekuban: Ha byrek ditë e natë, më pëlqen shumë

5 gola në Kategorinë Superiore e kanë bërë sulmuesin e Partizanit, Kaleb Ekuban, një ndër lojtarët e rëndësishëm në sulmin e kuq. Italo-ganezi, që është afruar gjatë merkatos së verës nga ekipi i dytë i Kievos ka rrëfyer në një intervistë për “Panorama Sport” aventurën e tij në Shqipëri, marrëdhëniet me tifozët dhe ushqimet që preferon.

“Kur m’u komunikua që do të luaja te Partizani, te them të drejtën nuk e prisja një rast më të mirë për të rritur nivelin tim në futbollin europian. Kam telefonuar bomberin e “vjetër”, Elton Marinin, i cili ka qenë edhe pjesë e transferimit tim te Partizani. Më ka thënë që në Shqipëri luhet një futboll pak taktik, por shumë fizik dhe, një gjë të tillë, jam duke e parë edhe në fushë” –ka thënë sulmuesi.

Ekuban ja folur edhe për jetën që bën në Tiranë.

“Bëj një jetë të qetë dhe dal gjithmonë, sidomos kur më vjen e fejuara për vizitë. Nëse ajo nuk është, unë jam në palestër, shtëpi, në stërvitje dhe zakonisht në ndonjë bar. Unë kam shumë qejf që të shoh ndeshje të ndryshme dhe të luaj në “play-station”. Por, po ashtu kam shumë dëshirë që të dëgjoj muzikë. Kështu që shumicën e kohës sime e kaloj në shtëpi".

Ushqimi i preferuar?

“Byrek, byrek. Mund ta konsumoj ditën dhe natën. Më pëlqen shumë” – thotë italo-ganezi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI