Flash

Dënohet për trukim ndeshjesh në Gjermani, ish-futbollisti shqiptar

Lapsi.al 4 November 2016
Dënohet për trukim ndeshjesh në Gjermani, ish-futbollisti

Për të nuk jepet emri, por personi në fjalë identifikohet në letrat e gjykatës vetëm si “shtetas i datëlindjes 1970 dhe ish-futbollist me banim në Gjermani”. Ai ka qenë pjesëmarrës i manipulimit të 3 ndeshjeve në vitet 2010-2011, shkruajnë mediat austriake, përcjell Panorama Sport.

Dy prej këtyre ndeshje u luajtën në tetor 2010, ndërsa një tjetër në dhjetor 2011. Sipas dëshmive në gjyqin që u zhvillua sot në Klagenfurt, personi në fjalë kishte shërbyer si përkthyes mes një personi të mafies së basteve shqiptare dhe një futbollisti.

Një herë tjetër, para një ndeshje, ai i dorëzoi një valixhe me para gruas të një ndërmjetësi shqiptar. Ai deklaroi se nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur me këto para. Në seancën gjyqësore ai kërkoi falje për atë që kishte bërë dhe pranoi se ishte turpëruese që ishte përfshirë në një çështje të tillë.

Gjatë të gjithë dëshmisë, ish-futbollisti shqiptar deklaroi se nuk kishte shkelur asnjëherë më parë ligjin dhe nuk kishte përfituar asgjë nga veprimet e tij. Ai kishte shpresuar se duke u bërë pjesë e këtij sistemi, do të gjente punë si trajner apo menaxher në Austri. Ish-futbollisti profesionist, baba i dy fëmijëve, deklaroi se aktualisht jetonte me asistencë shtetërore në Gjermani.

Gjykatësi nuk ka dhënë ende vendimin përfundimtar rreth dënimit me 10 muaj burg me kusht dhe gjobës prej 1200 eurosh, por ai pritet të zbardhet në ditët në vijim.

Të këshilluara

Wenger i shqetësuar për Xhakën

Arsene Wenger po brengoset rreth disiplinës së Granit Xhakës.   E gjithë kjo pasi mesfushori shqiptar po merr kartonë t...

15:09

Franca vazhdon ta injorojë Benzeman

Franca vazhdon ta injorojë sulmuesin e njohur, Karim Benzema, i cili nuk është ftuar përsëri nga trajneri Didier Deschamps. &nbs...

15:04

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI