Flash

Steven Seagal merr nënshtetësinë ruse

Lapsi.al 3 November 2016
Steven Seagal merr nënshtetësinë ruse

Aktori amerikan Steven Seagal ka marrë nënshtetësinë ruse. Sipas një deklarate zyrtare të Kremlinit, Presidenti Putin ka firmosur një dekret që e bën ekspertin e arteve marciale qytetarin më të ri të Rusisë. Seagal është një mik i Putin dhe njëherë e përshkroi shefin e Kremlinit si “njërin nga liderët më të mëdhenj të botës”. Zëdhënësi i Presidentit deklaroi se Seagel ka qenë gjithmonë i mirëpritur në Rusi, ndërsa statusi i tij si një aktor i famshëm ishte një arsye për t’i dhënë nënshtetësinë. Aktori ka mbështetur edhe aneksimin e Krimesë nga Rusia duke deklaruar se ishte një veprim “shumë i arsyeshëm”. Ai zhvilloi edhe një koncert në vitin 2014, pak kohë pas aneksimit. Në vitin 2013 u raportuar se Putin propozoi që Seagal të bëhet konsull nderi i Rusisë në Kaliforni dhe Arizona. Kjo lëvizje e Putin do të kishte bërë që aktori të shndërrohej në një ndërmjetës mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit, por Shtetet e Bashkuara refuzuan propozimin e Putin. Seagal, gjyshja e të cilit është me origjinë nga Vladivostoku, ka vizituar disa herë Rusinë në vitet e fundit, duke qenë edhe në Kamachatka dhe Sakhalin në shtator. Ai deklaroi se dëshironte që të kalonte disa muaj në vit në shtetin rus. Përpos Seagal, të tjerë të njohur që kanë marrë shtetësinë ruse janë edhe aktori francez Gerard Depardieu, eksperti amerikan i arteve marciale, Jeff Monson, boksieri amerikan, Roy Jones dhe sportisti amerikan Vic Ëild. Më herët gjatë këtij viti, Seagel mori edhe nënshtetësinë serbe pasi ofroi ndihmën e tij në një shkollë të arteve marciale në Beograd.
 

Të këshilluara

Samsung bën gati “Galaxy S8”

Pas dështimit me Galaxy Note 7, Samsung kërkon të ngrihet sërish në tregun e smartfonëve dhe këtë gjë synon ta arri...

10:09

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI