Flash

Komisioni i Disiplinës dënon tifozët e Partizanit dhe të Skënderbeut

Lapsi.al 3 November 2016
Komisioni i Disiplinës dënon tifozët e Partizanit dhe të

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit është mbledhur këtë të enjte dhe ndër vendimet kryesore ishin ato për ngjarjet e dhunshme në stadiumin “Elbasan Arena” në ndeshjen Partizani-Skënderbeu.

Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitura dhe diskutoi çështjet në tërësi, Komisioni i Disiplinës vendosi që të dënojë klubin Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar ne grup e duke shpalosur parulla ofenduese me 4 ndeshje pa spektatorë në stadiumin perkatës.

Partizani është i detyruar të zhdëmtojë stolat e dëmtuar në stadiumit “ Elbasan Arena”.

Disiplina ka dënuar edhe korçaret e Skënderbeut për të njëjtat akuza.

Për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar ne grup e duke shpalosur parulla ofenduese Skënderbeu dënohet me 3 ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates dhe të zhdëmtojë stolat e stadiumit “ Elbasan Arena”.

Disiplina urdhëron sekretariatin teknik të mbledhë të dhëna mbi personat problematik me qellim evidentimin e tyre dhe ndalimin e hyrjes në stadiume.

Të këshilluara

Wenger i shqetësuar për Xhakën

Arsene Wenger po brengoset rreth disiplinës së Granit Xhakës.   E gjithë kjo pasi mesfushori shqiptar po merr kartonë t...

15:09

Franca vazhdon ta injorojë Benzeman

Franca vazhdon ta injorojë sulmuesin e njohur, Karim Benzema, i cili nuk është ftuar përsëri nga trajneri Didier Deschamps. &nbs...

15:04

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI