Flash

Europa League, sytë nga Inter dhe Manchester United

Lapsi.al 3 November 2016
Europa League, sytë nga Inter dhe Manchester United

Luhen sot ndeshjet e javës së katërt të fazës së grupeve të Europa League. Vëmendja më e madhe do të jetë tek Interi dhe Manchester United që po përballen me situata krizash.

 

Skuadra zikaltër që ka vetëm një fitore në këtë veprimtari do të luajë në Angli ndaj Southamptonit, ndërkohë që ende nuk kanë vendosur për pasardhësin e  De Boer, i shkarkuar pak ditë më parë.

 

Manchester United do të luajë në Stamboll ndaj Fenerbahces, me Mourinho që po përjeton momentin më të vështirë të karrierës së tij. Starti i këtij sezoni në Premier League është më i dobëti për të, ndërkohë që është ndëshkuar edhe nga Federata Angleze e Futbollit.

 

Roma do të luajë ndaj Austrisë së Vjenës në kryeqytetin austriak me verdhekuqtë që do të kërkojnë që të mos bëjnë të njëjtat gabime si në sfidën e përpara 2 javëve.

 

Schalke 04 që ka vetëm fitore në fazën e grupeve do të kërkojë të arrijë suksesin edhe ndaj Krasnodarit për të mbyllur përfundimisht çështjen e kualifikimit për në raundin e 1/16 të Europa League. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Zenit e Shakhtarit, të cilat kryesojnë grupet respektive D dhe H me 9 pikë. Këto dhe ndeshjet e tjera të kësaj faze të Europa League, do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë në paketën Supersport të platformës Digitalb./tch

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI