Flash

Ky është gjarpri më helmues në botë

Lapsi.al 2 November 2016
Ky është gjarpri më helmues në botë

Gjarpri blu korale është gjarpri me helmin më të fuqishëm në botë, ai gjuan krijesa të cilat lëvizin shpejt si dhe gjarpërinj të tjerë helmues.

Për të ndalur prenë e tij, ky zvarranik përdor një helm që ia bën viktimës së tij momentet e fundit të jetës një tmerr të vërtetë. Gjarpri blu korale (Calliophis bivirgatus) gjendet në Azinë jugore, ai ka kokë dhe bisht ngjyrë të kuqe dhe në trup viza blu të ndezur.

Në një artikull të botuar në revistën shkencore “Toxins”, shkencëtarët nga Universiteti i Queensland dhe disa institucione të tjera e përshkruajnë këtë krijesë unike dhe me helm vdekjeprurës, një helm që shkakton një shok masiv tek sistemin psikologjik i presë së tij.

Thuajse menjëherë pasi e ka pickuar, viktima futet në një gjendje agonie katatonike, me muskujt që paralizohen menjëherë. Helmi bën që nervat në të gjithë trupin të aktivizohen në mënyrë simultane, duke shkaktuar spamza në të gjithë trupin. I paralizuar dhe pa shpresë, kafsha sigurisht vdes nga ky gjarpër që i jep goditjen e fundit.

Por ka një arsye përse evolucioni e ka pajisur gjarprin blu korale me këtë helm kaq të fuqishëm. Ai gjuan për gjarpërinjtë të tjerë helmues, që zakonisht janë shumë të shpejtë dhe të rrezikshëm.

Nga ana tjetër, shkencëtarët po shpresojnë që helmi i tij, i quajtur Calliotoxin, mund të përdoret për të zhvilluar ilaçe të reja. Ekspertët po studiojnë mundësinë për të krijuar qetësues për njerëzit.

Të këshilluara

Samsung bën gati “Galaxy S8”

Pas dështimit me Galaxy Note 7, Samsung kërkon të ngrihet sërish në tregun e smartfonëve dhe këtë gjë synon ta arri...

10:09

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI