Flash

Clinton është në telashe të mëdha, Wikileaks ka 33 mijë e-mailet e fshira

Lapsi.al 2 November 2016
Clinton është në telashe të mëdha, Wikileaks ka 33

Ai njihet si një ndër piratët kibernetikë më të famshëm dhe më të pasur në planet, themeloi Megaupload dhe së fundmi rikthehet në qendër të vëmendjes së mediave për një deklaratë të bërë në rrjetet sociale në lidhje me e-mailet e Hillary Clinton.

Kim Dotcom ka paralajmëruar kandidaten demokrate se ndodhet në telashe të mëdha, duke lënë të kuptohet se Wikileaks mund të publikojë të tjera mesazhe nga posta e saj elektronike, përfshirë këtu edhe 33 mijë që janë fshirë.

Themeluesi i Megaupload: Hillary është në telashe të mëdha

“Ka materiale të tjera ende të papublikuara, që pritet të bëhen publike në vazhdim. Clinton është në telashe të mëdha”, shkruan ai në Twitter.

Më herët, Kim Dotcom ka lënë të kuptohet se Wikileaks zotëron 33 mijë mesazhet e fshira, të pranuara nga Clinton, por që kandidatja demokrate thotë se ishin personale dhe nuk kishin lidhje me punën e saj si Sekretare e Shtetit. Ai ka postuar edhe një guidë sesi të sigurohen edhe në rrugë ligjore mesazhet e fshira nga kandidatja demokrate për Presidente.

“Janë të gjitha të regjistruara në serverat e NSA-së në Utah. Senati dhe Kongresi mund t’i kërkojnë këto e-maile nga NSA”, thotë ai.

Kim Dotcom, pasuria e të cilit vlerësohet në rreth 200 milionë dollarë, është shpallur në kërkim nga drejtësia amerikane për shkelje të të drejtës së autorit që me të famshem Megaupload, e mbyllur prej kohësh. /TCH/

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI