Flash

Sondazhi befasues: Mësoni si është gara Clinton-Trump

Lapsi.al 1 November 2016
Sondazhi befasues: Mësoni si është gara Clinton-Trump

Gara për presidentin e ri të Amerikës është bërë më e egër se kurrë dhe sondazhet e pasqyrojnë më së miri këtë.

Skandali “emailgate” që përfshiu Hillary Clinton ka rikthyer fuqishëm në garë miliarderin njujorkez Donald Trump.

Sondazhi i fundit i kryer nga televizioni ABC News në bashkëpunim me Washington Post flet për një diferencë minimale mes dy kandidatëve.

Sondazhi nxjerr Clinton me 45 përqind dhe Trump me 46 përqind.

Por duhet kuptuar se sondazhi ka një marzh gabimi prej 3 përqind, që mund të përmbyste rezultatin në çdo moment.

Fitorja e Trump tanimë nuk duket aspak utopi, por një gjë ngjarje me shanse reale, madje të barabarta me ato të Hillary Clinton.

Kandidati i tretë, Gary Johnson i PL ka 3 përqind ndërsa Jill Stein i Partisë së Gjelbër ka 2 përqind.

Është domethënës ky sondazh pasi Trump del për herë të parë në krye të sondazheve.

Megjithatë këto 7 ditë gjithçka mund të ndodhë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI