Flash

Pushkatimi i 67 ballistëve në Lushnje/ “Edhe dërr bëhem, por komunist kurrë”

Lapsi.al 1 November 2016
Pushkatimi i 67 ballistëve në Lushnje/ “Edhe dërr

 

Vazhdon debati për dekorimin nga Presidenti i Republikës i 67 nacionalistëve të pushkatuar pa gjyq nga partizanët në Lushnje. Organizata e dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare për Lushnjen do ti kërkojë presidentit të Republikës Bujar Nishani t’u heqë medaljen “Martirë të Demokracisë” 67 personave të pushkatuar më 23 tetor 1943. Këtë deklaratë e bëri Vangjel Bello kryetari i kësaj organizate i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.

Bello tha se është duke u përgatitur letra publike që do ti paraqesë kreut të shtetit me kërkesën duke i bashkangjitur edhe argumentet përkatëse që sipas tij janë fakte dhe kundërfakte të pamohueshme. Sipas Bellos, realisht ka qenë një veprim i ekzagjeruar i Mehmet Shehut për ekzekutimin e tyre porse nuk ka vend që ata të dekoroheshin siç u bë.

Bello tha se partizanët e Brigadës së parë kryhen luftime ato ditë në Lushnjë kundër forcave balliste të Isa Manastirliut dhe Hamit Matjanit sepse ata po vepronin si një bandë duke plaçkitur zonën madje duke përdhunuar edhe gra e vajza.

“Ndodhur në këtë situate Brigada e I-rë arrit ta shpartallojë këtë formacion duke kapur robër një pjesë të konsiderueshme” tha Bello duke e pasuar këtë edhe me pushkatimin masiv. Bello dha edhe një detaj interesant sipas të cilit pushkatimi është bërë në dy ditë të ndryshme. Ditën e parë janë pushkatuar 29 persona dhe ditën e dytë janë pushkatuar pjesa tjetër.

Nga ana tjetër, Artan Murrizi, pasardhës i familjeve të pushkatuarve, i ftuar edhe ai në këtë emision, e kundërshtoi ashpër kreun e organizatës së veteranëve duke hedhur poshtë akuzat ndaj tyre. Murrizi ka katër të pushkatuar në familje dhe një i pestë që sipas tij kishte arritur të shpëtonte gjatë momentit të pushkatimit. Një nga kushërinjtë e babait tim që ishte mes atyre që do pushkatoheshin arriti të largohej me shpejtësi dhe nuk e zuri asnjë plumb.

“Ai jetoi edhe pas Luftës së Dytë Botërore dhe ka vdekur në vitet ’70-të” tregoi Murrizi. I pyetur se cila ka qenë arsye e këtij pushkatimi Murrizi tha se e vetmja arsye është se ata nuk pranuan të bashkoheshin me forcat e Mehmet Shehut sepse kjo do të thoshte se do bëheshin komunistë.

“Xhaxhai i babait tim është pushkatuar sepse tha: “Edhe dërr bëhem dhe komunist nuk bëhem kurrë. Kjo e inatosi shumë Mehmet Shehun dhe i ekzekutoi me dorën e tij”, tha Murrizi.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI