Flash

Studimi shokues/ Njeriu nuk e ka prejardhjen nga majmuni

Lapsi.al 31 October 2016
Studimi shokues/ Njeriu nuk e ka prejardhjen nga majmuni

Dy paleontologë kanë arritur të vërtetojnë identitetin e paraardhësit të përbashkët të të gjithë kurrizorëve, peshqve, zogjve, gjitarëve, duke përfshirë edhe njeriun, i cili ka jetuar gjysmë miliard vjet më parë.

Sipas shkencëtarëve i ngjashëm me krimbin, pikaia gracilens ishte lloj i kordateve primitive fosilet e vetme të të cilave janë gjetur në shkëmbinjtë e petëzuar të Burgess Shale, në parkun nacional Yoho, në lindje të Kanadës.

Kjo krijesë ka pasur miomere, muskujt që janë tipike për kurrizorë, theksojnë në studimin e publikuar në revistën “Biological Reviews” Simon Conway Morris dhe Jean-Bernard Caron nga Universiteti në Toronto. Duke iu falënderuar progresit të teknikave hulumtuese, veçanërisht të mikroskopit elektronik dy shkencëtarët kanë arritur të vërtetojnë hipotezën, të cilën Conëay Morris e ka paraqitur qysh në vitet 70-ta të shekullit të kaluar, por nuk ka pasur mundësi ta dëshmojë me përshkrim të saktë.

Fosilet e para të pikaies i ka gjetur në fillim të shekullit 20 paleontologu amerikan. Charles Doolittle Walcott.

Conway Morris dhe Caron kanë konstatuar që pikaia, organizmi me trup të butë ka poseduar miomere. Sigurisht, që ata muskujt janë zhdukur para shumë kohësh, por shkencëtarët kanë arritur të identifikojnë indet lidhëse për të cilët kanë qenë të lidhur.

“Karakteristikë veçanërisht e rëndësishme e kësaj kafshe është prania e të ashtuquajturave notokorde, struktura kërci, të cilat te kurrizorët shndërrohet në bosht kurrizor,” ka thënë shkencëtari kanadez.

Të këshilluara

Të dielën ndërron ora

Për gjumashët vjen një lajm i mirë… Të dielën në orën 03:00 të mëngjesit akrepat e orës lëviz...

16:28

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI