Flash

Kuqezinjtë e Bundesligës, Abrashi dhe Mavraj në “vitrinë”

Lapsi.al 31 October 2016
Kuqezinjtë e Bundesligës, Abrashi dhe Mavraj në

Në prag të një ndeshjeje të rëndësishme kualifikuese si ajo ndaj Izraelit në nëntor, trajneri i kombëtares shqiptare Giani de Biasi vazhdon të marrë sinjale pozitive nga lojtarët e impenjuar në kampionatet europiane.

 

Dy prej emrave të kontigjentit të kuqezinjve që me të gjitha gjasat do të jenë edhe në listën e ardhshme kanë fituar me meritë një vend në formacionin e javës në Bundesliga. 

 

Mërgim Mavraj dhe Amir Abrashi janë përfshirë në 11-shen më të mirë të javës e kjo falë formës fantastike që po kalojnë respektivisht te Kolni dhe Freiburgu. 

 

Mbrojtësi kosovar ishte titullar si gjithmonë në fitoren e Kolnit 3-0 ndaj Hamburgut, pasi u tregua një digë në prapavijën e skuadrës së tij. Futbollisti i lindur në Gjermani po luan sezonin e dytë me Kolnin dhe ka zhvilluar deri tani 31 ndeshje. 

 

Ndërkohë Amir Abrashi prej kohësh është kthyer në një pikë referimi te mesfusha e Freburgut, atje ku shkëlqeu edhe në sfidën e fundit të Bundesligës. Werder Bremen humbi ndaj miqve ndërsa lojtari kuqezi arriti të shënojë edhe një gol.

 

Në 11-shen më të mirë të javës në Bundesliga, Mavraj dhe Abrashi janë krah yjeve të tillë si Arjen Robben apo Robert Lewandowski./Tch

Të këshilluara

Inter u kthehet humbjeve (VIDEO)

Pas fitores ndaj Torinos, Interi u është kthyer humbjeve. Këtë herë doli kokë ulur pas mundjes nga Sampdoria me rezultatin 1-0. Is...

21:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI