Flash

Seria A/ Shkëlqejnë Memushaj, Veseli dhe Berisha

Lapsi.al 30 October 2016
Seria A/ Shkëlqejnë Memushaj, Veseli dhe Berisha

Në javën e 11-të të Serisë A, Empoli i Frederik Veselit ka ndalur në një barazim 0-0 me Romën. Në “Kastelani”, verdhekuqtë nga kryeqyteti nuk mundën dot të thyenin rezistencën e vendasve në një duel ku Veseli ishte titullar. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 11-të për një faull ndaj El Sharauit.

Mediat italiane i japin vlerësime të mira lojës së shqiptarit megjithëse e vlerësojnë me notën 5.5 ose 6. “Kartoni verdhë duket se ndikoi në lojën e tij që e bëri më të tërhequr” - shkruan “Corriere” që shton se “nga një top i mirë i dhënë prej tij mund të shënonte Pucciarelli”. Me këtë barazim Empoli mbetet i treti nga fundi me vetëm 7 pikë, aq sa ka edhe Peskara ku luajnë 2 shqiptarë të tjerë.

Bardhekaltrët u mundën sot 1-0 nga Milani në “San Siro” me një gol të Bonaventurës në minutën e 49-të. Memushaj pati një mundësi të artë për të barazuar në të 53-n, por Donnarumma ndali gjuajtjen me kokë të mesfushorit shqiptar. Gjatë goditjes, kapiteni i Peskarës pati një përplasje me shokun e ekipit, Akuilani, dhe iu deshtë ta vazhdonte lojën me kokën e fashuar.

Për Memushajn mediat italiane japin një notë mjat të mirë, 6.5 duke cituar: “Roli i tij është mesfushori, por u duk thuajse si sulmues. Ishin të tijat rastet më të rrezikshme të Peskarës, por për fat të keq rrugën e tij e ndali Donnarumma”.

Ndërkohë, Rei Manaj u fut në minutën e 77-të duke zëvendësuar rumunin Aleksandru Mitrita, por nuk mundi të ndihmonte ekipin e tij për të shmangur disfatën.

Ndërsa një fitore mjaft të rëndësishme ka marrë Atalanta e Etrit Berishës që mundi 3-0 Bolonjën. Shqiptari mbati të paprekur portën megjithëse rreziqet kanë qenë të pakta. Me këtë fitore Atalanta shkon në 19 pikë duke iu afruar zonës së Europa League. Për gardianin shqiptar jepet një notë e mirë, 6.5. “Praktikisht jashtë loje në pjesën e parë duke kaluar një ditë të qetë kjo edhe për metit të shokëve të tij në mbrojtje. Një gjysme notë më shumë po ia japim për ndërhyrjen e mrekullueshme në pjesën e dytë me kokë në goditjen e Burdisso" - thuhet për Berishen.

Në takimet e tjera të ditës, Lacio mposhti 2-1 Sasuolon me Strakoshën në stol. /lapsi.al/

Të këshilluara

Fitojnë Real dhe Barcelona (VIDEO)

Real Madrid ka vijuar me fitoret në La Liga, këtë herë fitoi në udhëtim ndaj Alaves me rezultatin 1-4. Të parët kaluan q...

21:02

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI