Flash

Zbulohet harta: BE do shpërbëhet brenda 2020, Evropa do ndahet në 3 pjesë

Lapsi.al 29 October 2016
Zbulohet harta: BE do shpërbëhet brenda 2020, Evropa do ndahet në

Këshilli Kombëtar amerikan i informacionit, në bashkëpunim me CIA-n, kanë botuar “një hartë të së ardhmes 2020”.

Së paku siç shkruajnë mediat serbe, transmeton Telegrafi, në këtë projekt, është parashikuar shpërbërja e Bashkimit Evropian dhe se Evropa do të ndahet në tri pjesë.

Blloku perëndimor do të përbëhet nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Irlanda, Austria, Italia, Spanja, Beneluksi dhe Skandinavia.

Një bashkim tjetër, i quajtur “Evropa e Re” do të përbëhet nga shtetet si Estonia, Letonia, Lituania, Republika Çeke, Sllovakia, Polonia, Hungaria, si dhe Kroacia dhe Sllovenia në jug, përmes të cilave “Evropa Lindore Katolike” do të kishte qasje në Mesdhe.

Aleanca Atlantike, sipas parashikimeve të amerikanëve, duhet të ketë kontroll mbi këtë pjesë të kontinentit të vjetër.

Evropa Lindore konkretisht Bashkimi ortodoks do të udhëhiqet nga Rusia, dhe do të përbëhet nga Ukraina, Bjellorusia, Gjeorgjia, Moldavia, Rumania, Bullgaria, Greqia, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina.

Kur është fjala për Shqipërinë, vlerësimet janë të ndara: Ose rusët do ta afronin nga Evropa Lindore, ose Shqipëria do të mbetej nën kujdesin e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara.

Po sipas mediave serbe, parashikime të ngjashme prezantoi edhe organizata amerikane joqeveritare “Stratfor”.

Përveç Rusisë si një fuqi rajonale (Lindore), “Stratfor”, beson se BE-ja së shpejti do të ndahet në dy pjesë: Në perëndim të pasur dhe një grup i vendeve të vogla në Evropën Qendrore.

Por a duhen besuar këto parashikime?

Duke u bazuar tek ekspertët gjeopolitikë, mediat serbe shkruajnë se ata pajtohen se po shkojmë drejt kohës me një sistem multi-polar, me disa qendra të pushtetit dhe se SHBA dhe NATO nuk do të kenë më rolin kryesor në skenën botërore.

Po sipas këtyre medieve, ky parashikim nuk duhet injoruar, sikurse ndodhi me politikanin francez Emanuel Todd, i cili parashikoi shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në vitin 1976, pesëmbëdhjetë vjet para se të ndodhte.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI