Flash

Më në fund Bob Dylan flet për çmimin Nobel në letërsi

Lapsi.al 29 October 2016
Më në fund Bob Dylan flet për çmimin Nobel në

Kantautori amerikan Bob Dylan më në fund ka pranuar çmimin Nobel në letërsi të akorduar në 13 tetor të këtij viti. Konfirmimi erdhi nga vetë akademia suedeze nëpërmjet një deklarate ku thuhet se Bob Dylan ka telefonuar Sara Danius, sekretaren e përhershme të akademisë suedeze, për t’i thënë asaj se kishte “mbetur pa fjalë”. Dylan e ka përshkruar çmimin Nobel si të mrekullueshëm dhe të papritur. “Është e vështire për t’u besuar… Kush do të ëndërronte për diçka të tille”, citon BBC kantautorin amerikan. Megjithatë ende nuk dihet nëse Bob Dylan do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes se çmimeve “Nobel”, e cila organizohet në dhjetor. Sipas BBC, ai ka thënë se preferon ta marrë çmimin personalisht, nëse kjo është e mundur. Një jave me parë, një nga anëtarët e akademisë së ndarjes së çmimeve “Nobel” e përshkroi heshtjen e Bob Dylan si të pasjellshme dhe arrogante.

Të këshilluara

Të dielën ndërron ora

Për gjumashët vjen një lajm i mirë… Të dielën në orën 03:00 të mëngjesit akrepat e orës lëviz...

16:28

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI